Berisha: Afera McGonigal mban peng Ramën!

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi sot një video nga fjala e tij në Kuvend, ku deklaroi se Edi Rama është peng i çështjes McGonigal.

“Afera McGonigal mban peng Edi Ramën, ndaj dhe ai është i gatshëm të kryejë çdo akt, vetëm që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë.

Ndërhyrja e Ramës në çështjen e Kosovës është brutale, anti-kombëtare. Kur flasim për Kosovën, duhet të flasim për mos ndërhyrjen në punët e brendshme të saj,” shkruan Berisha.

“Edi Rama është nën hetim të hapur në aferën McGonigal. Ai flet sot për komunitetin euroatlantik, por është i vetmi në atë komunitet që ka kompromentuar, i ka korruptuar njëri nga personat më të rëndësishëm në fushën e sigurisë së SHBA dhe tani është i gatshëm të kryejë çdo akt, të bëjë çdo gjë vetëm që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply