Video/ Boçi publikon fakte të tjera të rrëmbimit të votës në Elbasan

Nënkryetari i PD si dhe ish-kandidati për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi, ka publikuar të tjera fakte për rrëmbimin e votës dhe degjenerimit të procesit zgjedhor.

Në videon e publikuar në Facebook, dallohet se si operatori i identifikimit biometrik ka shkelur ligjin duke votuar në mënyrë elektronike për një zonjë e cila nuk ishte e informuar se si duhet të votonte.

“Fakte të tjera të rrëmbimit të votës në Elbasan dhe degjenerimit të procesit zgjedhor. Çdo referencë ligjore do t’i rrëzonte këto palo zgjedhje, referuar dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Boçi.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply