Juventusi pritet të zëvendësojë Allegrin me një trajner kroat

Massimiliano Allegri sipas të gjitha gjasave do të largohet nga posti i trajnerit te Juventusi.

“Zonja e Vjetër” pati një sezon për t’u harruar dhe do të fillojë ndryshimet nga trajneri. Sipas mediumit italian Calciomercato, Igor Tudor është favoriti për të pasuar Allegrin në postin e trajnerit te Juventusi.

Trajneri kroat së fundmi ishte pjesë e Marseille, kurse në të kaluarën ka qenë ndihmëstrajner te Juventusi (2020-2021).

Tudor për shtatë sezone ishte pjesë e “Zonjës së Vjetër” sa ishte futbollist aktiv (1998-2007).

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply