Drejtësia e re me vese të vjetra…

Besard XHAFERRI

Në 18 tetor të 2021, një 19 vjeçar u dënua nga drejtësia me 5 vite burg për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Të riut gjatë një kontrolli të Repartit “Shqiponja“ iu gjetën në xhep 6 gram lëndë narkotike kanabis sattiva. Apeli i GJKKO në 4 shkurt 2022 dënoi me 5 vite burg ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Tahiri ishte Ministër i Brendshëm në kohën ku Shqipëria u kthye në hambarin e kanabisit në Evropë dhe sot me mijëra familje shqiptare përballen me pasojat dramatike të kanabizimit dhe kriminalizimit të vendit. Ndonëse vjet SPAK kundërshtoi apelin e GJKKO duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkoi që ish Ministri i Brendshëm,

Saimir Tahiri, të dënohej për trafik droge, Gjykata e Elbasanit sot vendosi që ish ministri Kampion i Ramës, pjesën e mbetur të dënimit pre 1 viti e 7 muajsh burg ta kalojë në shtëpi dhe jo në qeli. Në këtë vend padrejtësia dhe drejtësia “vrasin” më të njëjtat armë…

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply