Maskat terror në Lushnje, i grabiten paratë biznesmenit në banesë nën kërcënimin e armëve

Një grabitje me armë ndodhi në Lushnje në banesën e biznesmenit Alfred Gjermeni, posedues i dy bizneseve, inpute bujqësore dhe farmaci. Sipas burimeve të policisë, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:30 në fshatin Fier i Ri, Lushnjë.

Burimet bëjnë me dije se, 37-vjeçari Gjermeni është përleshur me aoturët të cilët kanë qenë 5 si dhe të maskuar.

Mësohet se nën kërcënimin e armës, ata kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.

Ndërkohë pritet edhe verifikimi i kamerave të sigurisë të biznesit familjar për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Policia tha se, rreth orës 00:30 të datës 31.05.2023, shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply