Regjimi në panik, kryebashkiaku dhe deputeti i PS dhunojnë deputetin Edmond Spaho

Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu dhe deputeti socialist Ilir Përndavinji kanë dhunuar deputetin demokrat Edmon Spaho në momentin që ky i fundit po i regjistronte gjatë një aktiviteti të paligjshëm elektoral.

“Në fushën e sportit të Vreshtasit janë lajmëruar të mblidhen gjithë traktoristët e Bashkisë Maliq me gjoja regjistrimin që do t’ju bëhet për t’u bërë targat. Të gjithë traktrorët u mblodhën këtu, i mblodhi Gëzim Topçiu dhe u kërkoi të votojnë për të. Ky është një aktivitet që s’ka lidhje fare me bashkinë, as me deputetin Ilir Përndavinji apo kryetarët e njësive administrative. Është një aktivitet i palejuar që zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale”, tha deputeti Spaho në një reagim për mediat.

Gjithashtu, siç duket edhe nga video, në momentin që Spaho ishte duke regjistruar kryetarin e bashkisë dhe deputetin socialist, i sulën nga mbrapa gjithë stafin e bashkisë për ta ofenduar, për ta goditur duke i hedhur në tokë edhe telefonin nga dora.

Edmond Spaho: Unë e regjistrova edhe kryetarin e bashkisë dhe deputetin dhe më sulën nga mbrapa gjithë stafin e bashkisë për të më ofenduar, më rrëzuan telefonin nga dora që po filmoja dhe më akuzonin se po fus përçarje mes njerëzve kur në unë dokumentova një aktivitet të paligjshëm elektoral që bën gënjeshtari Gëzim Topçiu sepse në fund u tha që të hënën do filllojnë regjistrimet.

Nuk i takon bashkisë të merret me këtë punë, i takon Drejtorisë së Transportit. Janë mësuar të vjedhin votat, edhe në vitin 2021, kryetari i Njësisë Administrative Vreshtas e kam kapur duke blerë vota në Podgorie.

Këta kërkojnë të mashtrojnë qytetarët, fermerët, traktoristët. Konflikti u shmang, por stafi i Topçiut më erdhën nga mbrapa duke më intimiduar dhe ofenduar.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply