Këngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, rezulton në listëpagesën e Bashkisë Tiranë si përfitues i 50 milionë lekëve.
Kompania e quajtur ‘Ilyrian Bloodline’ në pronësi të Rigels Rajkut (Noizy) ka marrë një pagesë prej 50 milionë lekësh nga Erion Veliaj në datë 19 tetor 2022, si pjesë e projektit art-kulturë të bashkisë për koncertin e Noizy-t ‘Alpha Show’ që zhvilloi në Tiranë, në një kohë që aktiviteti ka qenë privat dhe njerëzit kanë paguar biletat me çmime stratosferike.
LEXO EDHE:
Teliti: Koha që bashkia t’i përgjigjet qytetarëve, abuzimi me paratë publike do të marrë fund!
Me sa duket kjo është të paktën një nga pagesat e Erion Veliaj për ‘artistët’, të cilët kanë dalë publikisht kohët e fundit në mbështetje të tij në garën për Bashkinë e Tiranës në 14 maj.
Duke i uruar fitoren Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit përmes një videomesazhi, Noizy shprehet se dikur i vinte turp të sillte miqtë e tij në kryeqytet, ndërsa sot Veliaj e ka kthyer Tiranën në një qytet europian.