Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, thjeshtra e Ramës po shkatërron të gjitha firmat sepse fiton çdo tender. Berisha u bëri thirrje banorëve të Përmetit që të mos votojnë kurrë qeveritarë që përdorin pushtetin për pasurimin e tyre.
“Edi Rama, je i pashpresë. McGonigal po të pret. Pasi të mbarosh dënimin atje, do vish këtu se dënime të tjera të presin.
Ligji për heqjen e parashkrimit do jetë ligji i parë që do miratohet në parlament.
Ndaj ka tmerr nga opozita. Ka tmerr se familja e tij çdo ditë në tendera. Se baxhanaku i tij është një peshkaqen që ka marrë 100 tendera deri më sot, të fshehtë dhe të hapur. Të cilin ligji e ndalon.
Këta nuk pyesin për ligjin.
Thjeshtra e tij po shkatërron të gjitha firmat e arkitektëve, projektuesve. E lidhur me një kompani të huaj, pastaj si nënkontraktore fiton çdo tender se është thjeshtra e kryeministrit.
Mos votoni kurrë qeveritarë që përdorin pushtetin për pasurimin e tyre.
Rruga më antiligjore është angazhimi i familjarëve për të fituar tendera.
I them Edi Ramës, hajde të dalim përpara qytetarëve. Nxirr pak sa tendera kanë fituar familjarët e Sali Berishës, zero!
Do ishte pafalshme të votosh këtë njeri, do të thotë të votosh varfërinë tënde, dëshpërimin tënd.
Ndryshimi është në duart tuaja, bashkë fitojmë!
Rroftë Përmeti, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha
