“RIlindja” dhe “Bravat” në unison të plotë kundër opozitës

Milaim NELA

Pra gjithçka duket e orkestruar në perfeksion:
Rilindja sorosiane, patronazhistët mediatikë dhe bravat që kanë marrë peng simbolet e Partisë Demokratike i mëshojnë fort tezës së po votove Sali Berishën dhe koalicionin “BASHKË FITOJMË” ke votuar majtas e për Ilir Metën i cili çuditërisht vetëm tani është bërë problem për ta.
Dje Komisioni i Ankesave në KQZ vendosi në favor të kërkesës së grupit të alibashëve që Koalicioni “Bashkë Fitojmë” të ketë emrin e Ilir Metës si kryetar i koalicionit. Kjo për të përçuar idene djallëzore tek votuesit se nuk ka të djathtë në atë koalicion, Sali Berisha nuk ekziston e çdo votë shkon vetëm për LSI-në.

Alibashët me ndihmën e marionetave të Rama-Veliajt në hierarkinë e KQZ-së dhe sistemit të drejtësisë vendosin se kush duhet ta udhëheqë një koalicion pjesë e të cilit ata nuk janë.
Pra njelloj si apeli i Alibeajt për vendimin e regjistrimit të Kuvendit te 11 Dhjetorit.
Pjesë e konstelacionit ofensiv kundër Partisë Demokratike Reale të demokratëve dhe Sali Berishës ishte mbrëmë një dokumentar në Top Channel në emisionin Inside Story ku flitej për “korrupsionin” në dy dekadat e fundit të çiftit Meta-Kryemadhi!

Dihet tashmë që ky kanal është nën kontrollin e plotë të Erion Veliajt.
Nga ana tjetër kemi parë këto ditë të na shfaqen “artistë” me syze e pa syze, me lopata e pa lopata në mbështetje të plotë të Veliajt.
Sikur të mos mjaftonte kjo mbrëmë një gazetar profesor në një emsion që e quan Bardh a Zi qe e ka mbajtur veten për mbrojtës të kauzave sociale dhe interesit publik mbrëmë i uli brekët plotësisht dhe premtoi votën dhe mbështetjen për Veliajn.

Paraja e madhe duket se ka blerë edhe artistë që vijnë nga e djathta siç është rasti i Frederik Ndocit.
Janë në ofensive të plotë …gjithçka për gjithçka.
Agresiviteti i bravave ndaj opozitës reale filloi zyrtarisht dy ditë më parë në një sallë të mbyllur ku mbizotëronte ngjyra mavi e rilindjes ne sfond e ku gjithçka që u fol u dominua nga retorika kundës Sali Berishës dhe Ilir Metës.
U theksua fort se ata ishin e vërteta e djathtë duke harruar që një nga folësit kryesorë ishte një nga spiunët e ish-sigurimit të shtetit si Preç Zogaj dhe këta të paftyrë e pa kujtesë kanë votuar të gjitha ligjet që i interesojnë sektit kriminal rilindas.

Kandidati i partisë pa kryetar, pa forume e pa anëtarë por me gjithë buxhetin elektoral të akorduar padrejtësisht nga KQZ Roland Bejko me një gjuhë rrugaçërore në rrjetet sociale mbrëmë tek Opinioni të gjithë ligjërimin e tij agresiv dhe gjithë mllef e kishte me Sali Berishën pikerisht personin e që e kishte bërë funksionar në disa poste përfshirë edhe të doganierit të Sarandës!
Demokratët dhe opozitarët e vërtetë duhet të jenë më të motivuar se kurrë për të mobilizuar të gjitha energjitë për ti injoruar këto makinacione të pështira e për qenë më të vendosur se kurrë për shkuljen e sektit.

Qëllimi i tyre është që Partia Demokratike të dalë jashtë sistemit e që të mos ketë mundësi të regjistrohet as në zgjedhjet e ardhshme të Pergjithshme por kjo është një temë që duhet të trajtohet pas 14 Majit.

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply