Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se. Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë pengje të shëmtuara politike. Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarët e Patosit, ku prezantoi kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Sofije Alushaj.
Berisha i kërkoi qytetarëve të mos i ndjekin pas Bashën e Alibeajn dhe ti lënë atje ku janë, sipas tij, në oborrin e Edi Ramës.
Ai shtoi se Basha dhe Alibeaj kanë ndarë me njëri-tjetrin 2 milionë euro të fushatës zgjedhore të PD-së.
“I thashë një ditë, hajde dalim, edhe unë kam rreth familjar. Ka hetuar FBI dhe stër FBI dhe ka gjetur zero. Ai që qeveris ka një kod, ka një ligj kundër konfliktit të interesit. Ndaj ju bëj thirrje që me votën tonë të votojmë ndryshimin. Nuk përfitoni asgjë nga nafta, i mashtruan naftëtarët. Koha është të votojmë ndryshimin. Brava dhe Alibasha janë pengje të Ramës. 2 milionë euro Brava dhe Alibasha kanë ndarë me njëri-tjetrin taksat e taksapaguesve shqiptarë.
Ndaj edhe unë i bëj thirrje çdo kandidati që gabimisht është regjistruar për ta, të japë dorëheqjen në interesin më të mirë të investimit që kanë në PD. Basha dhe Alibasha janë pengjet më të shëmtuara politike, viktima të lidhjeve të tyre me krimin. Askush të mos i ndjekë ata, t’ja lërë në oborr Edi Ramës aty ku i ka”, u shpreh Berisha.