Hysni Sharra: Puna ime e parë, ndërlidhja me transport publik çdo muaj të vitit

Hysni Sharra. kandidati i opozitës për bashkinë e Vlorës, ka zhvilluar sot takime në Orikum e Radhimë.

“Ujë, drita dhe infrastrukturë”, është ky refreni i banorëve të Orikumit e Radhimës, të cilët edhe pse jetojnë në një nga zonat me potencial të jashtëzakonshëm turistik, nuk aksesojnë shërbime bazike, – tregoi Sharra.

“Punëtorë dhe të përpjekur, por të papërkrahur e madje edhe të sulmuar, qytetarët e këtyre zonave kërkojnë një model krejt tjetër të qeverisjes vendore: larg arrogancës dhe pranë qytetarëve dhe halleve të jetës së përditshme.

Do të punojmë që të kthejmë vëmendjen dhe investimet në zonën turistike që në vitin e parë të mandatit. Puna ime e parë në krye të bashkisë së Vlorës do të jetë ndërlidhja me transport publik çdo muaj të vitit”, premtoi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply