Ndahet nga jeta gazetari Nebil Çika

Ndahet nga jeta papritur në moshën 58-vjeçare gazetari Nebil Çika. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se pas homazheve, trupi i pajetë gazetarit, njëherësh publicist, do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.

“Me hidhërim të thellë dhe me dhimbje të madhe ju lajmërojmë që u nda nga jeta babai jonë i dashur Nebil Çika. Pritjet bëhen pranë ambienteve të Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas orës 09:00. Varrimi në orën 14:00 në varrezat e Tufinës”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply