Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi përpara gazetarëve edhe vizitën e fundit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar. Berisha tha se, unë e ndoqa vizitën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë, ajo vizitë më pëlqeu.
“Unë e ndoqa vizitën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë.
Mua, ajo vizitë më pëlqeu.
Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigal-in.
Ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan. Me 100 përqind ajo do jetë në hetim.
Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë aferat korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim.
E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli”, tha Berisha.