Raport i zbehtë me Ronaldon, Al-Nassr shkarkon Rudi Garcian

Mediumi spanjoll “Marca” raporton se klubi nga Arabia Saudite ka vendosur ta shkarkojë trajnerin francez.

Bisedat e tij sekrete në dhomat e zhveshjes duket se e kanë çuar kryesinë e klubit që ta marrë këtë vendim.

Garcia është akuzuar për taktika të dobëta dhe për raportin e zbehtë me Cristiano Ronaldon.

Ish-trajneri i Romës e kishte marrë në dorë ekipin arab në qershor të vitit të kaluar.

Duket se Ronaldo e kishte një takim me drejtuesit e klubit dhe aty portugezi e ka shprehur pakënaqësinë ndaj trajnerit, mbi të gjitha pas barazimit pa gola, 0:0 me Al Feiha.

Al-Nassr gjendet tri pikë prapa liderit, Al Hilal, shtatë xhiro pa përfunduar sezoni në Arabinë Saudite.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply