Nuk kanë fund aksidentet me urbanët në kryeqytet, autobusit i shpërthen goma…

Një urbani të linjës së ‘Institutit’ i ka shpërthyer goma teksa ishte në ecje e sipër. Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Njerëzit kanë zbritur nga urbani, e siç shihet në foton e ‘JOQ’ kanë mbetur në mes të rrugës.

Jo më larg se sot, një tjetër aksident ndodhi po këtë radhë ‘protagonist’ u bë urbani i Kamzës. Ai doli nga rruga, duke hypur mbi bordurat ndarëse të trafikut. Nga përplasja kishte persona të lënduar. Edhe pak ditë më parë, urbanët pasi pak ditë më parë, ai i linjës së ‘Institutit’ mori flakë teksa ishte në ecje e sipër.

Urbanët e Tiranës janë përfshirë në shumë aksidente, ku më i rrezikshmi ishte ai pranë parkut Rinia, ku një urban “green” mori disa makina para dhe la shumë persona të lënduar.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply