Atentati ndaj kreut të PD, reagon Bardh Spahia: Askush nuk e ndal ndryshimin!

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka reaguar ashpër pas shpërthimit me tritol të makinës së kreut të PD Vau Dejës, Bernard Ndreca.

Në postimin e tij në Facebook, Spahia thekson se ky është një sulm që na bëhet të gjithëve dhe se organeve ligjzbatuese duhet të zbardhin sa më parë këtë ngjarje që ka porositës dhe ekzekutor.

‘Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar, pasi askush nuk mund të ndalë vrullin e madh të ndryshimit’, shkruan Spahia.

Reagimi

Një akt shumë i rëndë kriminal, një ngjarje që na ka tronditur tej mase. Shpërthimi i tritolit në automjetin e kryetarit të PD Vau Dejës Bernard Ndreca, është një sulm që na bëhet të gjithëve.

I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje që ka porositës dhe ekzekutor. Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar, pasi askush nuk mund të ndalë vrullin e madh të ndryshimit. Të tilla skenare vetëm i bëjnë qytetarët dhe demokratët më të fortë dhe të vendosur në betejën e 14 Majit, që do të sjellë ndryshimin e shumëpritur.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply