Thirrja e intelektualit nga Anglia: Të shkojmë për të votuar me 14 maj në Shqipëri

Milaim NELA

Zgjedhjet lokale janë pak më shumë se 1 muaj larg!
Në kushtet e jashtëzakonshme që ndodhet vendi ynë;
– me një korrupsion të paparë më parë në këto nivele,
– me një shpopullim të paprecendente dhe më masiv se në çdo pushtim tjetër,
– me një tentative të pushtetit rilindo-soroist në bashkëpunim me segmente të politikës së huaj për zhdukjen e Partisë Drmokratike dhe kthimin e opozitës në fasadë,
– me një grupim delenxhinjsh që pushteti përmes gjykatave të kapura ju ka dhënë (kundra ligjit) vulen dhe legalitetin e opozitës….

VOTA E ÇDO SHQIPTARI MERR NJË RËNDËSI TË JASHTËZAKONSHME!
Neve shqiptarëve që jetojmë jashtë vendit establishmenti bastard politik antishqiptar vazhdon të na mohojë të drejtën e votës në vendet ku jetojmë!
Prandaj është imperative më shumë se kurrë që ne SHQIPTARËT E MËRGATËS brenda mundësive tona të bëjmë një sakrificë kësaj radhe të shkojmë e votojmë në Shqipëri.
Këto zgjedhje quhen lokale por janë zgjedhjet më të rëndësishme politike që nga marsi i vitit 1992!
Këto zgjedhje opozita i zhvillon në kushte monizmi pasi përveç Shkodrës i gjithë pushteti lokal dhe qëndror është në duart e një njeriu dhe grupimi politik brenda të majtës (por që nuk është i majtë) që e quan veten rilindje.
Këto zgjedhje zhvillohen në kushtet që pushteti ka një kontroll të paparë mbi votuesin përmes sistemeve kriminale të patronazhimit dhe Aktiv1stit.
Këto zgjedhje zhvillohen në kushtet kur forca kryesore e opozitës siç është Partia Demokratike e RITHEMELUAR e zhvillon fushatën mbi baza tërësisht vullnetare dhe pa asnjë financim shtetëror siç duhet të ishte.

Këto zgjedhje zhvillohen në kushtet e paprecedenta kur segmente të politikës ndërkombëtare (me interesa obskure) janë bërë njësh e palë me sektin KUNDËR opozitës reale shqiptare.
Ashtu siç kemi sakrifikur prej gati 3 dekadash për ti ndihmuar financiarisht familjet tona duhet që kësaj radhe të bëjmë një sakrificë pak më tej e te shkojmë e të votojmë.
Unë do të shkoj e VOTOJ në Shqipëri për herë të parë pas 26 vitesh.
SHKO EDHE TI!
VOTO EDHE TI!
Vota jonë është e rëndësishme sepse:
Nuk shitet,
Nuk blihet,
Nuk shantazhohet.
Ne shqiptarët e MËRGATËS shpesh akuzohemi se luftën e bëjmë vetëm në rrjetet sociale.
Kësaj radhe kemi një mundesi reale ta japim kontributin direkt duke votuar atje në SHQIPERI.
Bashkëatdhetarë!
Në Europë por sidomos në Greqi, Itali, Zvicër, Austri, Gjermani, Francë, Beneluks e Britani e Madhe keni akoma kohë për ta planifikuar udhëtimin tuaj me kosto relarivisht të ulët.
Unë e kam prenotuar biletën që me 14 Maj të votoj në SHQIPERI!
BËJE EDHE TI!
Bashkëkombasit tanë në Shqiperi janë në kushte shumë të vështira sepse shantazhohen me vendin e punës, shantazhohen me shërbimet bazike që shteti duhet të jua japë por përkundrazi ka filluar mbledhja e kartave te identitetit dhe një presion i paparë më parë mbi ta.
Tirana me Belind Këlliçi
Durrësi me Igli Cara
Elbasani me Luciano Boci …po na japin shpresë dhe kanë dhënë sinjale të qarta që populli e do dhe e kërkon NDRYSHIMIN.
Le ti inkurajojmë ata që kanë frikë ta vrasin atë e të gjithë së bashku ta bëjmë hapin e parë drejt ndryshimit të madh LARGIMIT të sektit nga pushteti i uzurpuar!

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply