Aksidenti, pasojë e keqmenaxhimit të Bashkisë, Bardhi: Me Belindin transporti do të jetë i sigurt dhe falas

Silvi Bardhi, ëdhënëse  e fushatës së kandidatit tw opozitws pwr bashkinw e Tiranws, Belind Kwlliçi deklaroi nga vendi i ngjarjes se, aksidenti i linjës së transportit urban ndodjhi si pasojë e keqmenaxhimit të Bashkisë. Ajo tha se, me Belind Këlliçin transporti do të jetë modern, i sigurt dhe falas.

Deklaratë nga zëdhënësja e fushatës, Silvi Bardhi

Erjon Veliaj premton tren elektrik, ndërkohë që edhe sot një autobuz i transportit urban ka vënë në rrezik jetën e njerëzve në qytet.

Kryetari aktual i Bashkisë ka vetëm fjalë e fasadë.
Shërbimet e Bashkisë mungojnë, dhe transporti publik nuk është më i sigurtë.

Duhet ndryshim.

Qytetarët e Tiranës kanë nevojë për punë thelbësore, për ndërhyrje që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës.

Qytetarët e Tiranës paguajnë shumë taksa e tarifa dhe meritojnë punë e shërbime, jo propagandë e spektakël.

Transporti publik ka nevojë për një reformë emergjente, dhe këtë do e bëjë të mundur Belind Këlliçi me premtimin që ka sjellë në vëmendje të opinionit publik këto ditë, transport modern, të sigurt dhe falas.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply