Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në prezantimin e kanddiatit të PD për bashkinë Klos tha se, Bedri Hoxha do ta kthejë bashkinë në një shtëpi të vërtetë tuajën. Ai tha se, Bedri Hoxha do të bëjë gjithçka që pasuritë e komunave të Klosit, bashkisë së Klosit të shndërrohen në të mira dhe mirësi për banorët e kësaj bashkie
“E nderuar zonja kryetare e PD, Denisa Vata, i nderuar kryetari i grupit politik të punës, Çlirim Gjata, i dashur kandidati ynë për kryetar bashkie dhe kryetar i ardhshëm i Klosit, Bedri Hoxha.
I dashur Skënder Gjuci, kryetari i ardhshëm i bashkisë Mat, i dashur Ismail Uka, kryetari i ardhshëm i bashkisë Dibër.
Kam ardhur për të paraqitur kandidatin për kryetar bashkie të Klosit, zotin Bedri Hoxha, ish-deputet, ish –kryetari juaj i bashkisë, miku im, por duhet të ju them këtu sot, se Bedri Hoxha nuk është kandidat as pse ishte ish-deputet, ish-kryebashkiak i Klosit, apo mik i Sali Berishës, por është kandidat se ju e zgjodhët dhe e besuat.
Kjo përbën një ndryshim të madh. Kryetarja e PD për Klosin rreshtoi këtu para jush, përkushtimin, vërtitet dhe eficencën që dëshmoi në drejtimin e bashkisë, Bedri Hoxha. Ato ishin dhe janë të vërteta, por sot Bedri Hoxha vjen para jush edhe dy herë më i detyruar sepse ju e propozuar, i besuat, që ai të vazhdojë të qëndrojë në drejtim, të zgjidhet kryetar i kësaj bashkie, të vazhdojë të ju shërbejë ju, të ju përkushtohet ju, të ndajë me ju të gjithë problematikat e mëdha, personale, familjare komunitare.
Të bëjë gjithçka që secili prej jush, krahas vatrës familjare që keni, të keni edhe një shtëpi të vërtetë tuajën në bashkinë e Klosit. Të bëjë gjithçka që ai të përdore në mënyrën më transparente, më të drejtë, më të ndershme të ardhurat e kësaj bashkie. Të bëjë gjithçka për të sjellë në bashki donacione dhe ndihma nga organizata dhe vende partnere. Të bëjë gjithçka që pasuritë e komunave të Klosit, bashkisë së Klosit të shndërrohen në të mira dhe mirësi për banorët e kësaj bashkie”, tha Berisha.