Autobusi i aksidentuar në “Astir”, reagon Këlliçi: Erion Veliajt po i bie fasada!

Aksidenti dhe dëmet që ka shkaktuar sonte një autobus i transportit publik në Tiranë është dëshmi seriale e fytyrës së vërtetë dhe mënyrës së funksionimit të Bashkisë.

Me Erion Veliajn çdo gjë është fasadë, propagandë dhe e rreme. Nuk janë qytetarët prioritet, as siguria e tyre, as lehtësia në qarkullim. Dukja është përparësi dhe shitja në publik e një realiteti tjetër nga ai ekzistuesi.

Kallaji po i bie Veliajt nga dita në ditë. Qytetarët po shohin e po prekin me dorë se si janë qeverisur këto 8 vite, pa transparencë dhe me abuzime nga Veliaj e drejtorët e tij.

Më #14Maj e kthejmë Bashkinë Tiranë në shina, kthejmë punët me thelb e me rëndësi, shërbimet dhe sigurinë për qytetarët.

#BashkëFitojmë

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply