Igli Cara me të rinjtë e Durrësit: Energjia rinore ishte kryefjala e këtij takimi

Kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qyteti. Në një mesazh ne Facebook ai ka publikuar edhe foto gjatë kësaj bisede dhe ka theksuar se ky takim “do të pasohet nga dhjetëra të tjerë, duke u konkretizuar në vijimësi me projekte dhe vendimmarrje”.

Mesazhi i plotë

Një bashkëbisedim mbresëlënës me të rinjtë, që treguan edhe një herë që e duan Durrësin dhe njohin çdo problematikë të tij.

Energjia rinore ishte kryefjala e këtij takimi, i cili do të pasohet nga dhjetëra të tjerë, duke u konkretizuar në vijimësi me projekte dhe vendimmarrje, për t’ju dhënë më të mirën, sepse Durrësi është shtëpia juaj!

Bashkë fitojmë!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply