Këlliçi: Zgjedhjet e 14 Majit janë për shqetësimet e qytetarëve, jo të politikës

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, u shpreh se këto zgjedhje kanë të bëjnë me interesat dhe shqetësimet e qytetarëve, dhe jo me debatet dhe sherret politike.

Në një intervistë në emisionin Publikisht, në TVSH, Kelliçi, theksoi se në çdo takim që ai ka në qytet, ndeshet me problemet e infrastrukturës, të trafikut, të mungesës së ujit të pishëm, dhe hallet e përditshme.

Kelliçi u shpreh se debatet për zhvillimet e brendshme në PD mbahen gjallë në media e televizione, por nuk janë prezente në terren.

Dhe pikërisht këtu, pohoi Këlliçi, është fokusuar ai, tek pritshmëritë që kanë njerëzit, qytetarët, banorët e Tiranës për zgjedhjet e 14 Majit.

Belind Këlliçi tha se është në këtë studio me programin prej 100 faqesh, që ofron zgjidhje për problematikat e mëdha të qytetit.

I pyetur nga analistët, Abilekaj dhe Çipa për qendrimet e përfaqesuesve të ndryshëm të PD apo aleateve, Këlliçi tha se mirëpret dhe do të donte të kishte në krah çdo demokrat në këtë betejë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply