Berisha: Më 14 maj vijmë më krenarë se asnjiherë në ekzistencën tonë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kandidatët e lirisë u përzgjodhën në mënyrën më transparente. Ai tha se, më 14 maj vijmë më krenarë se asnjiherë në ekzistencën tonë.

“Në këto zgjedhje në vijmë më krenarë se asnjiherë në ekzistencën tonë. Kam ardhur shumë herë tek ju. Kam paraqitur tek ju, deputetë, kryetarë bashkie, njerëz të nderuar, njerëz që i vlerësoj jashtë mase për kontributet. Por kësaj here vij më i çliruar, më krenarë se asnjëherë, sepse Fisnik Qosja është kandidati juaj, është kandidati i lirisë, sepse e zgjodhët ju, dhe ju do të firmosni fitoren e tij.

Kudo që shkojmë ne kemi dalë para shqiptarëve dhe dalim ballëhapur, sepse me procedura transparente keni emëruar përfaqësuesit, kandidatët për qytetarë të parë. Dhe u garantoj ju, se ky është një hap i madh që kemi bërë ne në hapësirën e lirisë. Na bën ne më të fortë se kurrë. Se ky hap, ky vendim dhe ky proces, e bën përfaqësimin tuaj më të përgjegjshëm se çdo forcë përfaqësimi tjetër dhe kjo është një kusht, rrethanë e fuqishme për fitoren tonë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply