Luçiano Boçi: Ta shohim Elbasanin me dashurinë e një gruaje!

Kandidati i PD për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka uruar 8 marsin. Boçi shkruan në Facebook se, nuk ka më të fortë sesa një grua kur ajo ka ambiciet e veta, kur ajo lufton për familjen e vet. Nuk ka forcë tjetër ta ndalë!

Gjithashtu Boçi i bëri thirrje grave që të bashkohen me dashurinë dhe kujdesin tonë për bashkinë, me forcën tonë për bashkinë e Elbasanit, me dhimbsurinë tonë për bashkinë e Elbasanit

Postimi

Gëzuar 8 marsin 😍Nuk ka më të fortë sesa një grua kur ajo ka ambiciet e veta, kur ajo lufton për familjen e vet. Nuk ka forcë tjetër ta ndalë!

Ejani bashkohuni me dashurinë tonë për qytetin, me kujdesin tonë për bashkinë, me forcën tonë për bashkinë e Elbasanit, me dhimbsurinë tonë për bashkinë e Elbasanit. Dhe familjet tona do të jenë më të mira, më të lumtura, më të bukura, më të qeta!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply