Shumica i ka besuar Berishës, sfida për tu fituar në Selenicë

Xhulio MARAJ

Më 4 dhjetor 2022 edhe demokratët e bashkisë Selenicë, me votën e tyre të arsyes, përzgjodhën nëpërmjet primareve, duke përzgjedhur dhe votuar antarësia përfaqësuesin e tyre, për zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023.
Me votën e tyre, përmes disa kandidaturave ata zgjodhën Leonard Rakipaj, atë që do dhe di t’i përfaqësojë dhe u përligj besimin, votën e antarësisë, po edhe të gjithë zgjedhësve.
Për herë të parë kandidati, u përzgjodh nga antarësia, dhe jo i deleguar nga lartë – Tirana!
Gara ishte e hapur edhe për gjithë ambiciozët, qoftë dhe ata që mund të mendonin dhe të ishin pozicionuar ndryshe, edhe kundër me PD – e ligjshme!

Me opozitën e Bashkuar, madje dhe Frontin Opozitar të bashkuar, edhe qytetarët e kësaj bashkie do tu rikthejnë këtë bashki zgjedhësve, banorëve të vet.
Fragmentarët e vulë, ndonëse “bëjnë thirrje për bashkim”, po nuk po bëjnë ende veprim për bashkim – ky është falsitet më primitiv!

Ka një logjik elementare, të kuptueshëm nga kushdo, me logjikën minimale.
Kush duhet bashkuar dhe kush duhet afruar: Pakica duhet t’i bashkohet shumicës, apo shumica t’i nënshtrohet pakicës?!
Sovrani e ka dhënë verdiktin, shumica e antarësisë, por edhe shumica e shqiptarëve i janë bashkuar partisë Demokratike, e drejtuar nga lideri Berisha, i zgjedhur me votën e drejtëpërdrejtë të antarësisë.
Kanditimi ishte i hapur edhe për pjesën fragmentare të pjesëzës Alibeaj (si psh. Korcë, Mirditë, Gjirokastër etj. ku dolën fitues).

Në zgjedhjet lokale, vota nuk ka ngyrime politike, po “ngjyrimin” e besimit dhe të përfaqësimit, të figurës për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre Leonard Rakipaj, i cili i ka këto veti e cilësi, i cili punon me përkushtim dhe do të jetë një shërbestar i gjithë banorëve të kësaj bashkie.

Është koha që në 14 Maj, bashkia t’i rikthehet banorëve, mendimi ndryshe e njerëz pa ngjyrim partiak, fragmetarët të rikthehen dhe të bashkohen me verdiktin e zgjedhësve dhe t’i nënshtrohen këtij vertikti, të pa kontestueshëm… Dhe vetëm kështu do të fitojmë përballë pushtetit të grabitur nga e ashtuquajtura “Rilindja” që dhunon e përçundon shqiptarët, po zbraz dhe po shpopullon Atdheun e shënjtë për Shqiptarët!

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply