Një krimi i rëndë ka ndodhur në Paskuqan këtë mesditë. Mësohet se gjatë të shtënave kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagsour tre të tjerë. Ish-dhëndri shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë.
Bëhet e ditur se shtatsi Ramazan Kuta ka qëlluar për vdekje vjehrrin e tij dhe një grua, ndërsa ka plagosur 3 gra. Kuta ka hyrë me një armë tip kallashnikov brenda banesës ku jetonte familja e gruas së tij dhe i ka qëlluar me breshëri.
Familja e bashkëshortes jeton në zonën e Paskuqanit, në vendin e njohur si “Kthesa e Kamzës”, pranë kësaj rrugice. Autori, Ramazan Kuta është larguar me një automjet tip Mercedes Benz, C Class. Ai është i armatosur dhe në liri.
Sipas Policisë, ndodhi rreth orës 13:00 në Paskuqan. Hutra, shkoi në shtëpinë e ish-partneres dhe qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekura, Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.
Hutra hyri në banesën ku ndodheshin familjarët e ish bashkëjetueses së tij, me të cilën kishte edhe një vajzë 4 muajshe, dhe ka hapur zjarr ndaj gjithë të pranishmëve. Më pas u arratis me automjetin e tij tip ‘Benz c-class’.
Pak orë më pas, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja” Etleva Kurti, u gjet e ekzekutuar me armë zjarri në shtëpinë e saj. Dëshmitarët deklaruan se autori qëlloi nga një makinë e zezë që u largua me shpejtësi. Vëllai i viktimës, Vladimir Kurti, tregoi nga burgu i Drenovës se autor është Dan Hutra, pasi është kërcënuar disa herë nga ai.