Nuk ndalet diktati i Ramës në Parlament! Përjashtohen edhe 6 deputetë të PD

Nuk ndalet diktati i kryeministrit Edi Rama mbi Kuvendin e Shqipërisë. Sekretariati për Procedurat dhe Votimet ka përjashtuar sot edhe gjashtë deputetë të PD për situatën në seancën e kaluar.

-Deputetja Lindita Metalia është përjashtuar për 5 ditë;

-Greta Bardeli për 3 ditë,

-Edmond Spaho për 10 ditë,

-Oerd Bylykbashi për 10 ditë,

-Elda Hoti për 10 ditë,

-Sorina Koti për 10 ditë.

Më 16 shkurt, Byroja e Kuvendit mbajti në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet Sali Berishën dhe Flamur Nokën, si dhe për 5 ditë Edi Palokën dhe Belind Këlliçin.

Vendimi për gjashtë deputetët e tjerë u mor pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të cilët akuzojnë kolegët demokratë për pengim të vazhdueshëm të mbarëvajtjes së punimeve në seancat plenare.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply