Berisha: 3 marsi një ditë e jashtëzakonshme, Edi Rama nuk shpëton dhe nuk do të shpëtojë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, 3 marsi një ditë e jashtëzakonshme, një ditë në të cilën shqiptarët do të shprehin shpirtin e protestës. Ai tha se, Edi Rama nuk shpëton dhe nuk do të shpëtojë!
“Çfarë e shtynte zonjën Yuri Kim ti bënte simpati në Instagram Dorian Duçkës, a mund të na thotë pak zonja. Po, po. Në vend se të njoftonte vendin e vet, se këta mafiozë po shkelmojnë çdo gjë, Duçka u nxirrte ndjekësen VIP.
Pra Edi Rama nuk shpëton dhe nuk do të shpëtojë. Shqiptarëve u janë vendosur gjoba shumëmilionëshe. Ai mori peng një njeri, apo dy njerëz, por nuk mori peng asnjërin prej jush, asnjërin prej qindra e mijërave anëtarë, simpatizantë të PD-së. Ndaj dhe ne do të ecim të vendosur në këtë revolucion për të përmbysur këtë regjim.
Në këtë kontekst, 3 marsi është një ditë e jashtëzakonshme, një ditë në të cilën demokratët e demokratet, qytetarët e Tiranës para së gjithash dhe qytetarët e mbarë Shqipërisë do të shprehin revoltën, do të shprehin shpirtin e protestës. Ndaj kujt? Ndaj Edi Ramës, ndaj këtij armiku të egër të pluralizmit, të shtetit ligjor, të qenies shqiptare.
Rëndësi të jashtëzakonshme ka, që nga dita e nesërme të shpërndajë në çdo bllok, në çdo lagje, në çdo degë, në çdo seksion, për një protestë të paparë ndonjëherë. Protesta do të bëhen dhe vazhdojnë para parlamentit. Protestat do të mbahen kudo, por asgjë nuk do të na pengojë ne për tu krijuar mbështetjen më të madhe, më të paprecedentë ndonjëherë, kandidatëve tanë.
Kjo nuk mund të ketë asnjë ekuivok. Besimi është shumë i madh tek ju. Besimi im është shumë i madh tek anëtarët, simpatizantë dhe mbështetësit tanë. Ju siguroj se fuqia e gjithsecilit prej jush, sot është më e madhe se kurrë në ekzistencën tuaj.
Sot formimi juaj politik, vizioni juaj politik është më i kthjellët si asnjëherë më parë. Ndaj ta vazhdojmë këtë betejë, të sigurtë në fitoren tonë, fitoren e merituar, fitoren e shqiptarëve. Faleminderit shumë!”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply