Berisha mesazh ngushëllimi për personalitetin e shquar Petraq Kolevica

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtari, përkthyesi dhe arkitekti i njohur, Petraq Kolevica. Përmes një statusi në Facebook, Berisha shprehet se, Petraq Kolevica provoi persekutimin e diktaturës dhe u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e parë pluralist të vendit.

Mesazhi i kreut të PD, Berisha

Homazh për Ing. Petraq Kolevicën.

Të dashur miq, Petraq Kolevica njëri nga personalitetet më të shquara në fushën e arkitekturës së vendit, autor i një seri veprash ndër më modernet për kohen mbylli dje sytë përgjithmonë.

Por Petraq Kolevica ishte gjithashtu shkrimtar dhe publicist, përkthyes i shquar që me veprat e tij pasuroi fondin e letrave shqipe me krijime cilësore.

Intelektual i shquar Ing. Petraq Kolevica provoi persekutimin e diktaturës dhe do të ishte ndër të parët që mbështeti revolucionin demokratik të vitit 1990-1991. Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e parë pluralist të vendit dhe është i nderuar me çmime dhe medalje të shumta për krijimet e tij.

Duke shprehur nderimin tim të veçantë dhe mirënjohjen time të thellë për kontributin e tij të pavdekshëm shpreh ngushëllimet e mia të ndjera familjes dhe miqve për humbjen e njeriut tyre të dashur dhe lutem që shpirti i tij i mirë të gjej paqen e merituar. Amin.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply