Meta: Rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur! Struci i Rilindjes është fshehur!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë fjalën në protestën kombëtare të opozitës që po zhvillohet në sheshin përpara kryeministrisë.

Meta tha: Kjo protestë historike dhe madhështore është prova e dinjitetit më të lartë qytetar dhe patriotik.

Sot është ora për t’u përballur me një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur, hajdut, abuzues, dhe armik të provuar të interesit kombëtar.

Struci i rilindjes, i cili është fshehur si një frikacak, i pashoq, nga frika e tmerrshme që ka nga përballja me të vërtetat me popullin dhe me dëmet e pallogaritshme që i ka shkaktuar atij.

Edi Rama në dhjetë vite e përdori pushtetin vetëm për të kapur shtetin për interesat e tij mafioze dhe të Rilindjes dhe është i gatshëm të kënaqë këdo mafioz të brendshëm apo ndërkombëtar vetëm që të shtyjë edhe disa ditë në pushtet.

Afera korruptive që ka tronditur mbarë botën në të dyja anët e Atlantikut, Rama-McGonigal, është dhe afera që ka derdhur kupën e zemërimit mbarëpopullor. Edi Rama e ka shumë të qartë se llogaridhënies nuk i shpëton dot dhe pse ka braktisur Kuvendin prej tre javësh.

Edi Rama do të japë llogari deri në një për të gjitha shkeljet e Kushtetutës që ka bërë, llogari për shkatërrimin e parlamentit, llogari edhe për bllokimin e qëllimshëm të të gjitha projektligjeve dhe iniciativave të opozitës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply