Vokshi: Të gjithë në protestë, deri në largimin e kësaj qeverie!

Deputetja e PD, Albana Vokshi, në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora foli për pritshmëritë e opozitës nga protesta e nesërme, si dhe kush do të jetë hapi i radhës pas saj.

Ligjvënësja demokrate teksa i bëri thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje masive për largimin e qeverisë “Rama” dhe edhe arsyet se pse ata duhet të jenë në shesh në orën 12:00.

“Koncensionet në shëndetësi kanë shkatërruar të gjithë sistemin shëndetësor. E vetmja shtyllë e demokracisë në Shqipëri është opozita, çdo gjë tjetër e ka përqëndruar Edi Rama.

Rama po e kthen vëndin në diktaturë…

1 milion shqiptarë kanë ikur nga vëndi në këto 10 vite nga që nga viti 2013, kur në pushtet erdhi Edi Rama.

Vetëm dje janë përjashtuar 8 deputetë nga Kuvendi dhe në total 11 deputetë të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga parlamenti

Qytetarët janë të pa përfaqësuar, ndaj i bëj thirrje të gjithë që t’i bashkohen kësaj proteste deri në largimin e kësaj qeverie”, deklaroi ndër të tjera Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply