Zyrtarja e Ramës lë spitalin dhe transferohet në burgun e grave

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi, e cila u arrestua për fshehje të pasurisë, është transferuar nga spitali i QSUT-së, në paraburgim.

Mësohet se transferimi i ish-zyrtares, ndaj të cilës Gjykata caktoi para dy ditësh masën ‘arrest me burg’, është kryer rreth orës 15:00. Bëhet e ditur se Alda Klosi është transferuar në burgun e grave 325 te “Ali Demi”, institucion ku qëndron dhe pastruesja që ishte punësuar në banesën e saj, Rozeta Dobi.

42-vjeçarja është vendosur ne dhomën e observimit të paraburgimit ku do qëndrojë 5 deri ne 10 dite dhe me pas do të kalojë në dhomë paraburgimi.

Ditën e arrestimit Klosi është ndjerë keq dhe për shkak të gjendjes shëndetësore ajo u dërgua për mjekim në Qendrës Universitare “Nënë Tereza”, ku qëndroi për disa ditë. Klosi akuzohet për veprat penale; “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply