E mbani mend premtimin e “Shëndetësisë falas”? Një shqiptar paguan 3-fish më shumë se në BE!

Nga Prof. Asc. Ilir ALIMEHMETI
Drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD 

“Çdo premtim politik i bërë në fushatë elektorale, duhet të paguhet ose përmes taksave më të larta, ose përmes rritjes së borxhit.” Citim i Margaret Thatcher (ish-Kryeministre e Britanisë së Madhe)

Kujdes, kjo shprehje vlen për UK, se në Shqipëri edhe rriten taksat, edhe rritet borxhi publik, por premtimi prapë nuk mbahet. E mbani mend premtimin e “Shëndetësisë falas”? Vetë Ministria e Shëndetësisë vetëdeklaron në OBSH sa para paguajnë shqiptarët nga xhepi për shpenzimet shëndetësore.

Kujdes: Siç e dimë vetëdeklarimi është gjithnjë një shifër e retushuar dhe realiteti është gjithnjë më keq. Por le t’i përmbahemi shifrave zyrtare që raporton Banka Botërore nga burimi i OBSH, ku Shqipëria ka raportuar për herë të fundit në vitin 2018.

Pagesa nga xhepi për shëndetin në vitin 2018 është:

44.6% në Shqipëri

18.1% në botë

15.5% në Bashkimin Europian

Pra, proporcioni që një shqiptar paguan nga xhepi është dyfish e gjysmë më shumë se sa mesatarja botërore (44.6%/18.1% = 2.5), gati trefish më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian (44.6%/15.5% = 2.9). Kujdes: askush në BE apo vend tjetër nuk ka premtuar shëndetësi falas, e megjithatë atje paguhet më pak.

Brenda Shqipërisë, vlera për frymë e paguar nga xhepi për shëndetësinë ka qenë:

288.81 $ në vitin 2013, dhe

324.12 $ në vitin 2018, pra:

12.2% është rritur ky shpenzim deri në vitin 2018.

Pra, t’i lëmë premtimet false pas krahëve, sepse premtimi vlen po aq sa është integriteti i atij që e bën premtimin.

Për detaje vizitoni databazën e Bankës Botërore.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply