Berisha: Nëse Alda Klosi mbush kasafortat me euro, Rama mbush tunelet dhe kontot kudo që i ka

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nësa Alda Klosi mbush kasafortat me euro, Edi Rama mbush tunelet dhe kontot kudo që i ka.

“Shqiptarët nuk kanë shpresë sot, sepse vota u vidhet, pasuritë u vidhen, buxheti u vidhet. Ua them unë ju, sipas KLSH janë vjedhur 122 miliardë lekë. 97 miliardë është fondi i pagave në Shqipëri. Ç’ka do të thotë, vetëm me këto mund të dyfishoheshin rrogat e shqiptarëve.

Përkundrazi udhëton me avion me dhomë gjumi, shpenzon 22 mln euro në udhëtime. Udhëton me vetura 500 mijë eurosh dhe thotë ma ka blerë partia, se partia e tij prodhon lekë. Kryeson vetëm 19 mbledhje nga 48 mbledhje të qeverisë. Nuk ekziston asgjë tjetër për të, veç se pasurimi i tij i papërmbajtur. Po pse Alda u mbush në të gjitha anët me paratë e vjedhura. Sepse ministri i saj, nëse ajo mbush kasafortat, ai mbush dhomat, Edi Rama mbush tunelet dhe kontot kudo që i ka. Prandaj ikin shqiptarët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply