Berisha: Rama një turp kombëtar, ne duhet t’i japim vendin që i takon!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama është një turp kombëtar, përbën një ndëshkim dhe ne duhet t’i japim vendin që i takon. Berisha tha se, forcë në botë që na përjashton ne nga zgjedhjet nuk ka, se ne jemi në të drejtën e idealeve tona, të ligjeve tona, të kushtetutës tonë.

“Ky ka zgjedhur si suicid përjashtimin e PD-së nga procesi zgjedhor. Forcë në botë që na përjashton ne nga zgjedhjet nuk ka, se ne jemi në të drejtën e idealeve tona, të ligjeve tona, të kushtetutës tonë. E garantoj se do të marrë atë që meriton në këtë përpjekje antidemokratike.

Dhe një gjë duhet ta kemi parasysh. Ai është i aftë të ndërmarrë çdo veprim. Ne jemi të aftë ti japim çdo përgjigje. Edi Rama nuk mund të qëndrojë më në pushtet. Nuk mundet të shpërbëhet ky komb në këtë mënyrë para syve tanë. Ne duhet ti dalim zot me çdo kusht, me çdo çmim. Një vend i cili ka realisht pasuri përrallore braktiset në këtë mënyrë nga njerëzit e vet, si një vend i mallkuar në një kohë kur është vend i bekuar.

Të gjitha këto janë vepra të tij. Ka për mision shkatërrimin e kombit shqiptar.

A është ky apo jo, i lidhur me Putin apo Vuçiçin, me firmë ato nuk ka rëndësi. Por shikoni çfarë bën ky. Bëhet avokati më i neveritshëm, më i shpifur i sanksioneve ndaj Putin, i sanksioneve, i respektimit të tyre nga Vuçiç. A mund të imagjinojë kush që kryeministri i një kombi që ka pësuar më shumë se çdo komb tjetër nga rusët dhe serbët bën avokatinë e tyre, në një kohë kur Europa po i ndëshkon për shkak të agresioni në Ukrainë.

Dhe Serbia mbetet prapavijë e Rusisë, nuk respekton sanksione dhe ky del, ky antishqiptar del dhe e mbron dhe ju thotë e keni gabim. Jep mend pse i kërkoni sanksionet. Në çdo aspekt po ta marrësh, ky përbën një turp kombëtar, përbën një ndëshkim dhe ne duhet ti japim vendin që i takon sa më parë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply