Nga Alba KEPI
Në dëshminë e dhënë sot nga pastruesja Rozeta, prej vitit 2018 e në fund të 2022, banesat e Drejtoreshës së Ministrisë së Financës e Këshilltares së Kryeministrisë ishin të mbushura me kuti me para kryesisht të prerjes 500 euro.
Kartmonedha 500 euro!
Jo e rastësishme.
500 euro është kartmonedha më e preferuar e narkotrafikantëve!
A e dini se për të transportuar 1 milionë euro me kartmonedha 500 euro, pesha e tyre është 1 kg e 200 gramë, ndërsa 1 milionë euro me kartmonedha të prejeve më të vogla pesha e tyre do të pesëfishohej.
Këtë alarm e jep prej vitesh Antimafia Italiane, Banka Italia e Banka Europiane që e konsiderojnë kartmonedhën 500 euroshe si tregues të parë të një rreziku riciklimi apo financimi me risk terrorizmi.
Trafikantët e kanë 500 euron, kartmonedhën më të preferuar, dhe në treg e blejmë me vlerë 550 euro pra japin 50 euro më shujmë vec ta kenë pikërisht për këtë favorizim që jep pesha e saj në transport.
Fakti që një Drejtoreshë e Ministrisë së Ramës mbante në banesat e saj kutia e kutia me kartmonedha 500 euro është një nga provat më të forta se si ky pushtet është i lidhur me narkotrafikun e krimin!
Në Amerikën e Jugut, në Kolumbi sidomos kartelat e drogës bëjnë një ulje me 20 % për ata narkotrafikantë që paguajnë kokainën me këtë kartmonedhë, e mbi të gjitha me euro e jo me dollarë.
Për këtë motiv, bankonotat prej 500 euro nuk stampohen më në disa vende të BE e Banka Qëdrore Europiane ka marrë vendimin ta nxjerrë jashtë përdorimi me një skadencë natyrale deri sa të zhduken dhe ato kartmonedha që janw në qarkullim.
#mafiashqiptare #pushtetishqiptar #mafiaalbanese #governoalbanese