PD-në në Mat nuk e përcakton ish i dënuari Agron Mala, por demokratët!

Nga Skënder GJUCI
Kandidati i PD për bashkinë Mat

Partine Demokratike ne Mat nuk e percakton ish i denuari Agron Mala, por demokratet.

Ju nuk e din vleren e votes sepse ju nuk jeni votuar asnjehere,dhe nuk e kuptoni marrdhenien midis votuesit dhe te votuarit.

Shokeve u beni qoka ju,duke i bere drejtora dhe duke ju dhene tendera fiktiv per ti perdorur parate per te blere vota.

Une i kam sherbyer qytetareve te Macukullit me ndershmeri,sic ju sherbej sot qytetareve te Burrelit me punen time modeste.Une takoj cdo qytetar ne thjeshtesine e perditshmerise time si njeri prej tyre pa lluks dhe badigard.

….. dhe kam pranuar te kandidoj per tu sherbyer qytetareve matjane ,qe ta ndjejne bashkine te tyren ,ta cbunkierizoj ,qe cdo matjane te kete mundesi dhe akses per te marre sherbimin e kerkuar.

Keni 10 vjet qe jeni drejtues politik i PS ne Mat.Na thoni nje rruge fshati qe keni asfaltuar.Na thoni nje investim serjoz qe keni bere per Matin.Shtruat qytetin me asfalt dhe pa bere nje vit e prishet serish.Keni bere landfillin rreth 400 mln lek dhe eshte jashte funksionii.Perfshi dhe investimet e tjera fasade te qeverise tuaj ne Mat,mund te kishit shtruar rrugen e Macukullit,Batrres,Frankthit,Karices,Rukajve,Derjanit,Gjoçajve etj.Te gjitha keto investime behen me taksat e qytetareve dhe nuk i beni ju nga xhepiat tuaj,por prioritetet i keni te gabuara. Behu gati!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply