Fjala e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të degës së PD
I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha! I nderuar Kryetar i Partisë së Lirisë z. Ilir Meta! Te nderuara zonja dhe zotërinj, demokrate e demokratë. Gëzuar 32 vjetorin e themelimit te Partisë Demokratike te Shqipërisë!
3 dekada me pare, ne Shqipëri dominonte pasiguria për jetën, lirinë. Jetonim te shtypur nga një regjim kriminal. Me dhunën e pushtetit shtypej çdo filiz lirie dhe çdo disident i sistemit. Personalisht rrjedh nga nje familje e cila e ka ruajtur ne zemër lirinë, pavarësisht pasojave qe na është dashur te durojmë. Im atë nuk reshti kurrë se qenuri antikomunist sepse besonte te vlerat e një shoqërie te lire. Edhe unë u rrita me këtë fryme dhe nder vite kam kontribuar për vlerat me te cilat familja ime dhe veçanërisht babai im, Fatmir Hoxha me ka ushqyer qe ne vegjëli. Ndaj përvjetorët e Partisë Demokratike i shoh si triumfin e njerëzve te lire përballe diktaturave. Sot, pas 32 vitesh sakrifica dhe rrugëtimi tranzitor, Shqipëria ka përparuar ne shume aspekte krahasuar me vitin 1991.
Kemi avancuar nen drejtimin e Presidentit dhe Kryeministrit Sali Berisha ne shume reforma dhe arritje. Shqipëria u be pjese e Këshillit te Europes,
Ne sot jemi një vend me infrastrukture rrugore dhe kapacitete energjetike. Ne sot jemi një vend i NATO i cili leviz pa viza drejt BE. Por jemi ne te njëjtat kushte si ne 1989 sa i përket lirisë, demokracisë dhe standardeve te saj. Shqipëria ka ecur keq sepse për 10 vite politika u kthye ne biznesin e maskarenjve. Qeveria u be ure për krimin e organizuar te cilin e solli ne politike. Rezultatin e dini te gjithë. Janë te paktën 800 mije shqiptar me pak. Është ky produkti i keqqeverisjes 10 vjeçare te Edi Rames. Edhe këtu ne Vore e kemi pare se çfarë beri me bashkine e dhuruar. E ka falimentuar Bashkine e Vorës sepse me taksat tuaja ka financuar korrupsionin, paga për patronazhistet dhe kamxhikun e korrupsionit për ju. Me 14 Maj une bashke me banoret e Vorës do e perzeme Rilindjen!
Vëllezër dhe motra, qytetare dhe qytetare te Vorës.
Indrit Hoxha është një i ri qe ka me shume përgjegjësi se kandidatet e tjerë ne këto zgjedhje lokale. Unë jam një i ri i cili përfaqëson Partine Demokratike te rithemeluar me 11 Dhjetor 2021.
Jam një politikan qe përfaqësoj brezin e ri te demokrateve dhe duhet patjetër te sjell një oferte te re politike për Vorën. Une e di se sa e vështire ka qene për ju aksesi te pushteti vendor dhe se si kjo Bashki është kthyer ne çerdhen e bandave.
Por jam këtu qe t’u jap fjalën se sebashku do kthejmë Bashkine e Vorës ne një model te qeverisjes se mire. Vëmendja ime do te jete tërësisht te qytetaret e saj dhe garantimi i decentralizimit real te pushtetit duke e sjelle bashkine sa me pranë jush.
Te rinjtë e Vorës janë prioriteti i im pasi ata do te ndërtojnë jetën e tyre këtu ne Vore.
Punesimi dhe zhvillimi ekonomik jene baza për një qeverisje vendore te mire.
Vora është aset kombëtar qe do te kthehet ne lartësinë e saj te merituar.
Bashkia Vore pas 14 Majit do çele nje kapitull te ri ne historinë e saj.
Sebashku, qeverisja vendore ketu ne Vore, do te jete një histori suksesi. Unë e di se sa shpresa keni tek fitorja ime me 14 Maj.
E kam pare mbështetjen tuaj dhe e shoh edhe sot këtu dëshirën qe keni për fitore.
Ju jap fjalën se Edi Rama dhe bandat e tij nuk do te kenë asnjë shans përballe uraganit blu te votave tona.
Asnjë shans për rilindjen ne Vore!
Asnjë shans për bandat ne Vore!
Koha juaj ka përfunduar!
Me 14 Maj kjo bashki u kthehet banoreve te saj.
Zoti e bekoftë Vorën dhe qytetaret e saj!
Fitore!