Plagoset rëndë një person në qendër të Tiranës, policia fshehu ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 12 në një lokal në zonën e Bllokut. Burimet bëjnë me dije se brenda ambienteve të lokalit “De sharm” një person rreth 40 vjeç është qëlluar disa herë me thikë nga 2 persona, të cilët kanë qenë në të njëjtën tavolinë.

Të njejtat burime bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës që ditën që ndodhi ngjarja.

41-vjeçari E.Dorzi dyshohet se është qëlluar rreth 27 herë me thikë brenda lokalit ku ndodhej.

41-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Ndërkohë që policia është munduar të fshehë ngjarjen pasi nuk ka dhënë asnjë njoftim lidhur me ngjarjen.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply