Bora paralizon Dibrën, spitali i Bulqizës pa energji elektrike

Moti i keq ka lënë për disa orë spitalin e Bulqizës dhe lagjen e vjetër pa energji elektrike. Për pasojë, janë paralizuar dhe disa akse në qarkun e Dibrës.

Më problematike situata është në njësitë e thella të Dibrës si në Lurë, Ostren dhe në Kalanë e Dodës. Lura prej 3 ditësh rezulton e bllokuar dhe nuk komunikon me bashkinë e Dibrës, por nga Rrësheni, për shkak se dëbora ka arritur deri në 50 cm.

Ditën e sotme makinat kanë mbetur të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Dy borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugës.

Sipas meterologes Ladja Porja, dita e sotme është e fundit me reshje shiu. Pritet që nga dita e nesërme, qytetarët t’i gëzohen ditëve me diell. Në zonat malore temperaturat do të ulen deri në -4 dhe -5 gradë celsius ndërsa ngricat do të jenë prezente.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply