Lajthit Kushi: Nxënësit e Klasës I-rë që kanë lindur në muajt nëntor e dhjetor të përsëritin vitin shkollor

Një denoncim sa i pakuptimtë dhe skandaloz ka ardhur në redaksinë eSYRI-t, në lidhje me një udhëzim të fundit të Ministrisë së Arsimit për shkollat fillore private në mes të vitit shkollor 2022-2023.

Prindërit janë vendosur para faktit të kryer se fëmijët e tyre që ndjekin klasën e parë fillore, por që kanë lindur në muajin nëntor dhe dhjetor do duhet të përsërisin vitin shkollor.

Ky urdhër i është njoftuar fillimisht prindërve në mënyrë verbale nga drejtuesit e shkollave private, por që sipas tyre do u vendosin në dispozicion edhe në mënyrë zyrtare.

Kujtojmë që sipas udhëzimit në fuqi, theksohet se ‘nëse fëmija është 5 vjeç dhe i mbush 6 brenda dhjetorit, atëherë mund të futet në klasë të parë në shtator’.

Presim që MAS të reagojë në lidhje me këtë denoncim dhe të sqarojë se si qëndron e vërteta e këtij njoftimi që ka vendosur në alarm prindërit me këtë vendim anormal.

Postimi i plotë në Facebook i babait të një vajze në klasë të parë

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply