Këlliçi nis turin e dëgjesave në Njësinë 7: Do të flisni ju për Tiranën, për realitetin ku jetoni

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ se sot ka nisur turin e parë të dëgjesave me bashkëqytetarët dhe konkretisht në Njësinë 7 të kryeqytetit.

Këlliçi njofton gjithashtu se janë qytetarët ata që do flasin për Tiranën për shqetësimet, ndërkohë që premton se në vijim do jetë pranë çdo njësie administrative të kryeqytetit.

Statusi i plotë i Këlliçit

Ju them me zemrën plot se nisa turin e parë të dëgjesave me bashkëqytetarët. Për fillim tek Njësia 7 dhe në vijim në çdo njësi administrative.

Do të flisni ju për Tiranën, për realitetin ku jetoni, për shqetësimet që keni dhe për kritikat që nuk ju jepet hapësira publike t’i shprehni.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply