Video/ Mbappe ‘çmend’ tifozët e Realit me gjestin e tij

PSG ndodhet në Katar, ku janë në një turne që do të shohë Messin dhe Cristiano Ronaldon të ndeshen edhe njëherë së bashku.

Një nga ngjarjet e planifikuara nga pala franceze ishte nënshkrimi i autografëve në Kullën Ooredoo, ku fansat erdhën për të marrë një suvenir nga yjet e tyre. Në atë moment dhe teksa sulmuesi i PSG-së, Mbappe po firmoste, një tifoz thirri; “hajde në Madrid, hadje në Madrid”, ndaj të cilit francezi reagoi me një gjest që tashmë është bërë viral.

Sulmuesi francez pas thirrjes së tifozit, ngrit gishtin e madh të dorës që simbolizon dhe nënkupton aprovimin e diçkaje. Ishte një veprim që me siguri do të bëjë që zërat për nënshkrimin e tij me Real Madrid të rriten edhe më shumë.

PSG-ja e di se Real Madrid është i vetmi klub që mund ta heqë Mbappen nga duart e tyre.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply