Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi bandat kriminale kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, si Shkodra, në sundimin e krimit është mbarë Shqipëria.
Postimi i kryetarit të PD, Berisha
Krimi kontroll të rreptë të territorit!
Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë!
Ky është narkoshtet!