Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në treg është edhe një skandal tjetër, për të cilin ka dy variante dhe ne po e ndjekim. Berisha tha se, sapo të bëjmë verifikimet, do kemi qëndrimin përfundimtar.
“Në treg është edhe një skandal tjetër, për të cilin ka dy variante dhe ne po e ndjekim.
Sipas njërit variant, Ministria e Financave dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj ka paguar dy herë të njëjtin objekt.
Sipas një varianti tjetër, kjo nuk është e vërtetë. Ai ka zbatuar një vendim gjykate dhe kjo është hakmarrje mes zyrtarësh në nivele të dyta.
Nëse është varianti i parë, është një krim i shëmtuar. Nëse është varianti i dytë, përbën përsëri një krim shumë të rëndë.
Sepse organizohen kurthe që nuk i shërbejnë luftës kundër korrupsionit, por të kundërtës.
Sapo të bëjmë verifikimet, do kemi qëndrimin përfundimtar”, tha Berisha.