Berisha: Ne zyrtarisht e kemi logon! Do mbrojmë vendimin e Gjykatës

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës së përjavshme për shtyp tha se, zyrtarisht e kemi logon, por i gjithë problemi është këtu, Edi Rama nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjykatës. Ai tha se, Gjykata ka vendosur!
“Ne nuk e kemi logon. Zyrtarisht e kemi logon. Absolutisht në çdo ligj të botës, e kemi logon.
Sepse ka një vendim gjykate që e njeh.
I gjithë problemi është këtu, Edi Rama nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjykatës.
Kjo nuk do të thotë se nuk kemi logo, ne e kemi logon.
Gjykata ka vendosur. Vendimi i gjykatës për një parti është një kontroll i dokumentacionit dhe i parimeve nëse përputhet apo jo me Kushtetutën. Kaq. Nuk ka punë tjetër.
Ke ti objeksione që këto janë false, në çdo vend të botës ti hap proces tjetër.
Por palë në këtë proces nuk mund të bëhesh kurrë. Sepse nëse vendosim këtë praktikë, ne rrëzojmë çdo vendim gjyqësor.
Janë disa parime të paprekshme.
Këtu është gjithçka politike dhe ne do i japim zgjidhjen që meriton.
Zgjidhja do jetë revolucioni. Pa diskutim.
Nuk ka asgjë këtu, gjykatësi ka dhënë vendimin. Ne do i dalim zot vendimit, ligjit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply