PD Elbasan publikon formualarin e PS: Kryebashkiaku Gledjan Llatja po blen vota!

Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka denoncuar kryebashkiakun e këtij qyteti për presionin që po u bën punonjësve të bashkisë.

Kryetari i PD në Elbasan Bledi Himçi ka publikuar dhe një formualar ku kryebashkiaku Gledjan Llatja u ka shpërndarë punonjëve për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

“Ky është formulari i Bashkisë që po i shpërndahet vartësve  në shërbim të patronazhimit  dhe presionit të administratës  për të mbledhur vota për Gledin në ikje. A mund të ketë turp më të madh për një drejtues institucioni  se të detyrojnë në dëshpërim punonjësit, të premtojë votën . Keni 16 vjet që abuzoni me besimin e një qyteti dhe ka ardhur momenti ti themi boll kësaj maskarade . Partia Demokratike dhe juristët e saj po ndjekin me kujdes dhe po dokumentojnë çdo akt patronazhimi, presioni, influence ndaj administratës për të mbledhur vota për PS-në”, tha Himçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply