Ilda Dhori: Alibeaj falsifikoi vendimin, mendoj që nuk ka asnjë vlerë!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori e ka cilësuar si arbitrar dhe të pakuptimtë falsifikimin e vendimit nga Enkelejd Alibeaj, i cili dje shpërndau një deklaratë sikur kishte përjashtuar 4 deputetë nga Grupi Parlamentar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dhori u shpreh se ky vendim nuk ka vlerë, për shkak të situatës në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Ajo tha se veprimet e Alibeajt thellojnë përçarjen në radhët e demokratëve.

“Qartësisht, është një vendim që nuk i përket Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, por ndoshta, vendim i një numri shumë të kufizuar deputetësh në Partinë Demokratike. Një vendim, i cili absolutisht është arbitrar dhe i pakuptimtë, sidomos në këtë situatë ku ne ndodhemi sot.

Në këtë situatë ku ndodhet Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar, mendoj që nuk ka ndonjë vlerë tashmë, sepse është fraksionuar së paku në dy pole, të distacuara dhe me shumë ndasi mes tyre.

Nuk bën asnjë lloj diference mendoj, sepse secili nga deputetët, besoj se e ka të qartë qëndrimin e tij në këtë situatë ku ndodhemi. Besoj se edhe demokratët e kanë të qartë, që tashmë mossbashkimi, mosunifikimi edhe para zgjedhjeve është për shkak se nuk ka vullnet”, theksoi ajo.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply