Nënkryetari i PD, njëkohësisht kandiati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar sërish ndaj keqmenaxhimit të bashkisë së Elbasanit. Boçi shkruan se, 250 mln lekë ka tenderuar Bashkia e Elbasanit për blerje ndriçuesish, por qyteti ndodhet në errësirë!
Reagimi i Boçit
Bashkia Elbasan kampione në keqmenaxhim dhe abuzim me tenderat!
Kjo në foto është panorama e bulevardit kryesor të Elbasanit në mbrëmje! I gjithi në errësirë të plotë!
250 mln lekë ka tenderuar Bashkia e Elbasanit për blerje ndriçuesish! Ku janë?
Kanë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë, për t’ia dhënë të preferuarit të tyre dhe ja ku janë! Errësirë e plotë si vetë Bashkia!
Në 14 maj merr fund kjo keqqverisje 16 vjeçare