Martinez, zyrtarisht trajneri i ri i Portugalisë

Roberto Martinez është zyrtarisht trajneri i ri i Portugalisë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Federata Portugeze e Futbollit me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke prezantuar spanjollin, i cili shkëlqeu me Belgjikën në Botërorin e Rusisë, duke i çuar “Djajtë e Kuq” deri në vendin e tretë, teksa në Katar skuadra e tij zhgënjeu duke mos kaluar as grupet.

Kështu ai do të zëvendësojë Fernando Santosin, i cili u shkarkua disa javë më parë dhe do të nisë punën për kualifikueset e EURO 2024, teksa do të bindë dhe Ronaldon që të vazhdojë karrierën me kombëtaren luzitane.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply